Lajme
Ambasadori amerikan në BeH takohet me përfaqësuesit e Koalicionit të KOMRA-s
Data: 14.05.2012.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnjë e Hercegovinë, shkelqësia e tij z. Patrik S. Mun, ka biseduar, në datën 11 maj me përfaqësuesit e Koalicionit për KOMRA-n në BeH, të cilin e përbënin avokuesit publik të KOMRA-s.
Komunikatë për shtyp:
Presidenti Josipoviq njoftoi angazhimin për të krijuar KOMRA-n
Data: 09.05.2012.
Kryetari i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq, ka pranuar misionin e Koalicionit për KOMRA-n.
Njoftim për shtyp:
Kërkohet përpjekje më e madhe në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur në Kosovë
Data: 27.04.2012.
Me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur në Kosovë, koalicioni për KOMRA në Kosovë kërkon nga Institucionet e shtetit të Kosovës që të bëjnë më shumë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Komunikatë për medie e Koalicionit për KOMRA me rastin e Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur:
PEN-i i Brukselit e kërkon themelimin e KOMRA-s
Data: 23.04.2012.
Dega e PEN-it NdërkombëtarPEN Vlaanderen iu ka bërë thirrje kryetarëve të të gjitha vendeve të rajonit të ish Jugosllavisë që të bëjnë krejt çfarë është e mundur për themelimin e Komisionit Rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut, të kryera në ish Jugosllavi (KOMRA). PEN-i Flamand i ka drejtuar një përkrahje të fuqishme Nismës për KOMRA-n, sepse, siç thuhet në letrën drejtuar kryetarëve të vendeve të rajonit, kjo nismë ka potencial të fuqishëm për të qenë burim i pajtimit në rajon....
Hedhin poshtë idenë e kryeministrit
Data: 17.04.2012.
Idenë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për krijimin e një komisioni për pajtim rajonal, për të vërtetën dhe për pajtim për Kosovën, që do të shëronte plagët e konflikteve në rajon, opozita e quan një hap të ngutshëm, të pamatur dhe në një kohë jo të duhur.
Përfaqësuesi i Lartë u takua me avokatët e KOMRA në BiH
Data: 11.04.2012.
Përfaqësuesi i Lartëu takua me avokatët publik të Koalicionit të Komisionit Rajonal për krijimin e fakteve rreth viktimave dhe krime të luftës të konflikteve në ish-Jugosllavi (KOMRA),
profesorinZdravko Grebo, Dino Mustafiq, Dzenana Karup-Drusko dhe Edina Djurkoviç. Përfaqësuesi i Lartë u pajtua me përfaqësuesit e KOMRA se një njohje e përgjithshme dhe e përbashkët të krimeve të kryera në rajon është thelbësore për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.
Kosovo PM supported establishing truth commission for region
Data: 06.04.2012.
Kosovo's prime minister says "a truth and reconciliation commission for Kosovo that would seek to heal the wounds of the regions conflicts" is needed
Kryeprokurori i Hagës Serg Brammertz e përkrah KOMRA-n
Data: 05.04.2012.
Menjëherë para vizitës së Kryeprokurorit të Hagës Kroacisë, T-portali kroat e ka botuar në datën 1 prill të vitit 2012 intervistën me Serge Brammertz.
Në intervistën me titullin “Sikur të mos ishte Gjykata e Hagës, nuk do të kishte as drejtësi për viktimat”, Brammertz është përqëndruar edhe në Nismën për KOMRA-n.
Mbështetja institucioneve evropiane Nismës KOMRA
Data: 05.04.2012.
Në Rezolutën mbi përparimin e Serbisë, të cilën e ka miratuar Parlamenti Evropian, vend i rëndësishëm i është kushtuar edhe Nismës KOMRA dhe lëshimeve serioze në veprimin me programin për mbrojtjen e dëshmitarëve


